Çelja e sesionit parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit
Presidenti Bajram Begaj i ka drejtuar një mesazh Kuvendit në nisjen e sezonit parlamentar.
Ai vlerësoi punën dhe iniciativat e parlamentit, ndërsa uroi deputetët për një fillim të mbarë.
Sidoqoftë, Begaj solli në vëmendje cilësinë e dialogut politik që lë për të dëshiruar dhe nënvizoi se duhet më shumë punë për të rritur shkëmbimin e ideve mes kaheve të ndryshme politike.
“Dua t’ju përcjell kërkesën e qytetarëve tanë, të cilët kanë nevojë që t’ju shohin e t’ju dëgjojnë tek diskutoni për të tashmen e të ardhmen e tyre, pa humbur kohë me personalizimin e debateve dhe fyerje reciproke, skena këto që i zhgënjejnë, i bëjnë pesimist dhe i distancojnë ata nga politika,” – u shpreh Begaj.
Presidenti bëri thirrje që Kuvendi të kthehet në një hapësirë pajtimi dhe debatesh konstruktive.
LEXONI GJITHASHTU:
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme