Censusi për regjistrimin e popullsisë e banesave në rrethe, 8000 anketues në terren
Nga 18 shtatori në të gjithë Shqipërinë 8000 anketues do trokasin derë më derë për të zhvilluar procesin e censusit të popullsisë dhe banesave.
Për mes një pyetësori që përfshin pyetje jo vetëm sa persona jeni në familje, apo sa kafshë shtëpiake mbani, por edhe çfarë etnie, gjuhe dhe feje i përkisni, e deri tek standardi i jetesës përmes të ardhurave, qytetarët do të duhet të japin të dhëna reale për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth censusit, i cili për herë të fundit është zhvilluar 12 vite më parë.
Në qarkun e Korçës do të shpërndahen në terren 140 anketues më tabelat, ku pjesë e grupit të punës do të jenë gjithsej 468 persona të kualifikuar për zhvillimin e këtij procesi.
Në Sarandë, Finiq, Konispol dhe Delvinë anketuesit janë 153 të cilët pasi janë trajnuar kanë dalë në terren për të siguruar të dhënat që kërkon pyetësori. Në këtë bashki, për shkak të minoriteteve, anketuesit do të jenë të detyruar tu drejtohen në greqisht qytetarëve që e zotërojnë këtë gjuhë.
Popullsia që do të regjistrohet është ajo rezidente, ndërsa në grupin e punës në terren, përveç anketuesve, do të ketë edhe mbikëqyrës dhe specialistë të hartave.
Edhe në qarkun Shkodër ku përfshihen 5 bashki ka nisur anketimi i qytetarëve, ku në terren do të jenë 290 anketues të cilët do të duhet të shkojnë në çdo banesë në bazë të një grafiku ku qytetarët do të përballen me 100 pyetje.
Qarku Elbasan që ka 7 bashki dhe do të ketë në terren 590 anketues që të do të regjistrojnë të dhënat në tabletat që do të japin infomacion në kohë reale.
Po ashtu në Fier në terren do të punojnë 243 anketues.
E njëjta procedurë punë do të ndiqet në të gjithë qarqet e vendit ku grupet e punës do të jenë në terren çdo ditë deri në fund të tetorit nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.
Procesi i cili do të vijojë 6 javë, dhe pritet të përpilojë të dhëna të sakta sa i përket popullsisë dhe banesave në mbarë territorin shqiptar. Në rast të mosfunksionimit të internetit, kryesisht në zonat rurale, tableti do ti ruajë të dhënat dhe më pas do të kryhet sinkronizimi në momentin që do të ketë akses me internetin.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush