Ceremoni për 5 Majin, nderohen Dëshmorët e Atdheut në Gjirokastër

5 Maj 2026 | 10:44

Edhe në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete për 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në nderim të bijëve dhe bijave të qytetit të gurtë dhe të gjithë Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë dhe prosperitetin e vendit.

Homazhet u mbajtën në Varrezat e Dëshmorëve, ku përfaqësues të forcave politike, institucioneve publike, pushtetit vendor, organizatave të veteranëve, familjarë të dëshmorëve dhe të rinj vendosën kurora dhe buqeta me lule.

Të pranishmit u përkulën në shenjë respekti për 496 dëshmorët që Gjirokastra i ka dhënë vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026