Mateo Spaho: Shteti shqiptar i paaftë, humbi edhe kundër një mashtruesi

8 Prill 2023 | 21:12

Francesco Becchetti ka fituar gjyqin në Arbitrazh ndaj shtetin shqiptar që tani i detyrohet 110 milionë euro biznesmenit italian.

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho tha në emisionin Review në Euronews Albania se në rastin e çështjes Becchetti shteti shqiptar tregoi se është i paaftë të fitojnë një çështje edhe kundër një mashtruesi siç pretendohet se është biznesmeni italian.

Sipas tij, deklarata e kryeministrit pasi e humbi gjyqin në të gjitha shkallët se Shqipëria do dalë nga Arbitrazhi është qesharake dhe e vonuar

“Ne e dimë se kush është dhe në këtë situatë shteti shqiptar ka qenë aq qesharak dhe aq i paaftë sa në të gjitha seancat dhe shkallët ka humbur me një person që mediat italiane thonë që është një mashtrues ordiner, ndoshta pak i strukturuar. Dhe pasi ka arritur vendimi përfundimtar del kryeministri dhe kërcënon gjykatën se do të dalë. Tani është fakt që do i paguajë lekët, se çdo shqiptar do paguajë 180 euro, që është sa gjysma e rrogës së një shqiptari”, tha Spaho.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026