Çështja Beleri, Gjykata e Apelit të Përgjithshëm i kalon dosjen GJKKO

29 Maj 2023 | 15:13

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka kaluar çështjen e Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit në Gjykatën e Posaçme.

Fredi Beleri, i zgjedhur me votë si kryetar i bashkisë së Himarës dhe Pandeli Kokaveshi ju caktua nga Gjyakata e Rrethit Gjyqësor Vlorë masa e sigurisë arrest me burg për korrupsion aktiv  në zgjedhje të kryer në bashkëpunim.

Në seancën e mbajtur këtë  të diel  në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha, u vendos që çështja të dërgohet në, Gjykatën e  Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i plotë:

Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kallëzimin penal, mbi bazën e referimit të bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, për shtetasit me iniciale Dh. A. B dhe P.K, të dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm në fushën e shitblerjes së votës për Zgjedhjet Vendore të 14 majit 2023.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale Dh.A.B dhe P.K, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 328 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr. 205, datë 13.05.2023, ka vendosur:

1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flangrancë datë 12.05.2023, të personit nën hetim Dh. A. B
2. Caktimin ndaj personit nën hetim Dh. A. B masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
3. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flangrancë datë 12.05.2023, të personit nën hetim P.K
4. Caktimin ndaj personit nën hetim P.K, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

  • Nga personi nën hetim me iniciale Dh. A. B, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal.
  • Nga personi nën hetim me iniciale K, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së sigurimit personal në alternativë një masë sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 29.05.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha,  vendosi:

– Dërgimin e akteve Gjykatës kompetente, Gjykatës së Posacme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar..

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026