Çështja e detit| Eksperti: Të dalim nga Haga, të kërkojmë ndërmjetësim amerikan
Duke komentuar çështjen e detit, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agron Alibali tha në një intervistë për Euronews Albania se është më mirë që Shqipëria të tërhiqet nga negocimi në Hagë.
Sipas tij është më e udhës që vendi të kërkojë ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Gjykata e Hagës kur nis procedurat atje vazhdon për një kohë të gjatë, mund të zgjasë deri në 5 vjet. Në të njëjtën kohë Gjykata e Hagës është një forum shumë i kushtueshëm. Unë kam hedhur idenë që kjo çështje të gjykohet në tribunalin e Hamburgut. Duke pasur parasysh disa zhvillime të kohëve të fundit që kanë ndodhur në Mesdheun lindor, ndoshta rruga më e mirë do të ishte që Shqipëria të tërhiqet nga kjo marrëveshje, siç e ka quajtur Dendias dhe t’i kthehet tryezës së bisedimeve dhe ndoshta edhe nëpërmjet një ndërmjetësimi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh Alibali.
Çështja e detit me Greqinë është një nga çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare për Shqipërinë.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se pret zhvillime brenda vitit 2023. Deklaratat e tij dhanë disa detaje të reja që, si gjithmonë, për këtë çështje, vijnë nga Athina dhe asnjëherë nga Tirana.
LEXONI GJITHASHTU:
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë