Çështja “Gyokeres” merr fund, sulmuesi i bashkohet Arsenalit

23 Korrik 2025 | 16:33

Viktor Giokeres do të transferohet tek Arsenali, me palët të cilat kanë arritur akordin me njëra-tjetrën, ndërsa sulmuesi suedez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare.

U duk se çështja do të zgjaste e në fund pa zgjidhje, por mosbindja e Viktor Gyokeres u shpërblye, pasi Sportingu i Lisbonës ka vendosur ta lërë futbollistin të largohet, me këtë të fundit që do të jetë pjesë e Arsenalit.

Palët kanë arritur akordin me njëra-tjetrën dhe 27-vjecari do të vendoset në ditët e ardhshme nën urdhrat e Mikel Artetës, ndërsa siç është raportuar në mediat britanike, është bërë gjithçka që lojtari të mbërrijë sa më shpejt.

Gyokeres do të firmosë një kontratë 5-vjecare, ndërsa portugezët do të përfitojnë plot 63.5 milionë euro dhe 10 të tjera në formë bonusesh. Lojtari e kërkonte me ngulm largimin, madje bindi menaxherin e tij që të hiqte dorë nga komisioni i plotë, ndërsa thuhet që 2 milionë euro nga kartoni janë paguar nga vetë sulmuesi.

Sportingu i Lisbonës këmbëngulte vazhdimisht se futbollisti suedez kushton 100 milionë euro, por ishte vetë Gyokeres që i njoftoi drejtuesit se nuk do të kthehej më dhe se dëshironte vetëm topçinjtë. Manchester United bëri dy oferta në drejtim të tij, por lojtari refuzoi ti bashkohej djajve të kuq, e në këtë pikë fati ishte me goonersat. Gyokeres pritet të prezantohet në ditët në vijim, ku dhe do të hedhë firmën në letër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026