Çështje e detit çoi Ramën në Presidencë? Takimi 3 ditë para vizitës në Greqi
Kryeministri Rama ishte mëngjesin e kësaj të premteje në presidencë, ku mësohet se ka pasur një takim me Presidentint Bajram Begaj.
Gazetarja Eksiola Shehu, në një lidhje direkte për Euronenws Albania ka dhënë disa detaje nga ky takim. Ajo tha se zyrat e shtypit të kryeministrisë
“Zyrat e shtypit të kryeministrisë dhe Presidencës po tregohen hermetike deri sa njëri prej dy liderëve, Kryeministri apo Presidenti ndoshta do të ndajnë diçka përmes rrjeteve sociale, për takimin e parë që kryeministri Rama zhvilloi këtë të premte në zyrën e presidentit Begaj. Takimi zgjati rreth 30 minuta, por të dyja zyrat e shtypit e konsiderojnë një takim rutinë.
Ndoshta në orët në vazhdim do dimë diçka më shumë rreth këtij takimi. Por edhe pse nuk kemi një informacion se cila është tema kryesore e diskutimit, duhet të theksoj se ky takim vjen tre ditë para se kryeministri Rama të nisë vizitën e tij në Greqi.
Ndoshta mund të jetë edhe një komunikim i zotit Rama me presidentin sa i takon çështjes së detit. Kujtoj se edhe Greqia edhe Shqipëria kanë rënë dakord që çështjen e detit ta çojnë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës”,- tha gazetarja Eksiola Shehu.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë