“Çështjet bilaterale, larg negociatave me BE”, Rama: Me Greqinë thellojmë miqësinë
Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për mediat se në tryezën e BE-së ka folur edhe për mosmarrëveshjet bilaterale, duke u shprehur se ato nuk duhet të ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Duke u ndalur te marrëdhënia me Greqinë Rama tha se çështja mes tyre, duke iu referuar konfliktit për shkak të burgosjes së Fredi Belerit, duhet të zgjidhet mes dy vendeve dhe se ajo nuk duhet të ndikojë as procesin e integrimit, e as marrëdhënien miqësore mes dy vendeve.
“Sigurisht që është trajtuar nga ana ime edhe çështja e vështirësisë që prej vitesh krijojnë mosmarrëveshjet bilaterale të një vendi me një tjetër, në tryezën e BE-së. Për hir të së vërtetës ka një sensibilizim shumë të lartë sidomos nga vendet më me eksperiencë dhe më me jetëgjatësi të BE-së, lidhur me faktin se si çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e Këshillit Europian, krijojnë pengesa të paarsyeshme. Çështjet bilaterale duhet të zgjidhem mes dy vendeve.
Është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme që në një proces integrimi, ku një vend hyn në negociata, hyn ën një fazë përfundimtare të shtet bërjes evropianë, të pengohet, të vonohet sepse ka një çështje bilaterale. Mbase do ishte më e kuptueshme që kur vjen momenti që vendi i ka përfunduar të gjitha e është gati të votohet, të ngrihen e të thonë, jo unë nuk jam dakord. Kjo kërkesë nuk është vetëm e paarsyeshme, por është joevropianë në frymë. Natyrisht rastet dhe historitë kanë qenë jo një e dy por më shumë se një e dy dhe nuk është rastësi, që të gjitha këto raste vijnë nga zona e Ballkanit. Nëse nuk gjendet një rrugë për të ndarë njëherë e mirë çështjet bilaterale nga negociatat, do kemi shumë vështirësi rrugës.
Në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, unë kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh. Sa na takon si Shqipëri nuk e shikojmë të lidhur as me procesin e negociatave dhe as me përmbajtjen e marrëdhënies sonë. Greqia është një partner strategjik, me të cilin duam të thellojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne. Ne duam të jemi një vend europian në Ballkan, jo një shtet ballkanik në BE”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?
- 09:31 Koreja e Veriut teston sisteme të raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake
- 09:25 Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike