Çfarë do të bëjë Basha pas humbjes së vulës? Bejko: E nevojshme krijimi i një partie

12 Qershor 2024 | 15:59

Përfaqësuesi i grupimit të Bashës, Roland Bejko, i ftuar në Euronews tha se, Partia Demokratike me Berishën në krye nuk do t’i fitojë zgjedhjet. Sipas tij PD ka humbur vlerat e dikurshme dhe është kthyer në një parti sovraniste dhe private.

“Ata demokratë që mendojnë se po të shkojnë tek Berisha do të jenë në pushtet, ata e kanë gabim se Berisha nuk fiton dot më kurrë sa të jetë gjallë. Kjo ndodh se i ka rënë karta morale, moshën e ka në disfavor dhe me faktorin ndërkombëtar nuk i ka punët mirë. PD është kthyer në një parti sovraniste, parti private, është parti e tipit lindor nuk ka më asnjë pikë reference më perëndimin” tha Bejko.

Bejko shtoi megjithëse e vështirë është e nevojshmë krijimi i një partie të re, e cila do ta ketë më të thjeshtë të tërheq votuesit e djathtë.

“Po të kesh frymëzimin e duhur, besimin e duhur dhe këtë besim të dish ta përciellësh. Problemi është që në Shqipëri kemi një përshtypje të gjykimit në dikotomi, por dikush duhet ta krijojë një parti të re. Basha e ka të vështirë rikuperimin e imazhit të tij. Unë them që elektorati i djathtë është gati, mund dhe mos ta mundi Ramën, por ai që do të drejtojë partinë e re i ka të gjitha mundësitë teorike ta përfitojë votuesin e djathtë” tha ai.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026