Çfarë duhet bërë për t’i mbajtur mjekët në Shqipëri, flet Sallabanda
Mjeku shqiptar që punon në Spanjë, Kita Sallabanda sugjeroi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania mënyrën se si mund t’i mbajmë mjekët në Shqipëri.
Ndërsa iu referua disa studimeve, mjeku tha se disa ikin prej pagës së ulët, një pjesë largohen prej kushteve të punës, disa të tjerë për mundësinë që kanë për rritje profesionale dhe një pjesë ikin për shkak të strehimit.
“Çfarë po bëhet në shtetet e Europës Perëndimore dhe vendet e tjera që janë të varfra? Po krijohet një politikë shëndetësore që të drejtat e studimit për mjekësi të jepen nga ata studentë që janë nga zona të thella të vendit, që domethënë nëse në Pukë, ka nevojë për mjekë, shumica e mjekëve që të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë të jenë nga ajo zonë, pra të krijohen disa kushte për të favorizuar futjen e mjekëve në ato zona të cilat mungojnë mjekët. E dyta, çfarë bëjnë për t’i mbajtur mjekët nëpër fshatra? Ju krijojnë kushte, ju japin shtëpi, krijojnë atë që quhet shtëpi e mjekut dhe ata banojnë në shtëpitë e shtetit dhe kur mbarojnë ciklin e tyre të punës kthehen. E treta dhe është shumë e rëndësishme, qendrat shëndetësore duhet të jenë të gjitha të pajisura me elementet e domosdoshme që mjekët të punojnë,” – u shpreh Sallabanda.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mjeku: Spanja ka nevojë për 9 mijë mjekë, por nuk mban peng diplomat
- “Po mbani mjekët rob”, Shehu revoltohet me Ramën: Ata bëjnë mirë të ikin në Gjermani
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë