“Berisha të kërkojë falje”,Murrizi: Çfarë duhet të bëjë opozita për zgjedhjet e 2025
Anëtari i këshillit kombëtar të PD, Myslym Murrizi ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku tha se opozita i ka të unifikuara 95% të votave për zgjedhjet e 2025.
Ai tha gjithashtu se tashmë opozita duhet të punojë fort për ti dhënë shqiptarëve një kod zgjedhor të ri.
Murrizi tha gjithashtu se Sali Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike duhet të kërkojë falje për miratimin e kodit zgjedhor në 2008.
“Opozita duhet të luftojë fortë deri në 30 korrik për ti dhënë shqiptarëve një kod zgjedhor që të ketë mundësi të zgjedhë. Berisha duhet të bëjë “mea culpa” për pazarin e vitit 2008. Opozita ka nevojë për të kthyer garën brenda vetes dhe më pas garën te shqiptarët e në çdo vend, kudo duhet të ketë garë, s’mund të bëhesh dekan e rektor pa garë.
Këtu është vrarë gara. Partia Demokratike duhet të luftojë fort për të prishur pazaret e 2008, tani janë shumicë, unë mendoj se e 2 apo 3 do i ikin Lulit. Duhet të përpiqen që votat të jenë të barazvlefshme për mandate”,-tha Murrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë