Çfarë është droga xhelatinë? Ekspertët: Është vdekjeprurëse, të nisin hetimet
Megaoperacioni anti-drogë me 233 të arrestuar në të gjithë vendin dhe futja e drogërave të reja në vend ka ngritur shqetësimin e ekspertëve.
Njëra nga drogërat që mësohet se është futur së fundmi është xhelatinë. Ndërkohë ekspertët të ftuar në Euronews Albania, janë shprehur se ky lloj droge është vdekjeprurës.
Sipas tyre duhet të nisë hetimi se si është futur kjo drogë në vendin tonë.
Pjesë nga biseda në studio:
Gazetarja Aida Topalli: Droga vinte nga Kanadaja dhe ka hyrë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasi. Një formë ishte e konservë e peshkut. Janë droga të sheqerosura që shkrihen në gojë dhe ti merr të njëjtin efekt që merr nga konsumimi i kanabisit si cigare.
Ish-oficeri Dritan Zagani: Këto janë droga sintetike dhe këto janë tre herë më të dëmshme se kanabis.
Avokat Kujtim Cakrani: Këto drogëra janë drogëra që vijnë nga vendet e BE dhe nga SHBA. Këto janë forma që vijnë me banene. Mënyrat e transportit janë më të ndryshmet. Këto janë drogëra shumë të rrezikshme për ata që i përdorin. Drogat sintetike kanë ngritur alarmin në të gjithë Bashkimin Evropian. Janë drogëra vdekjeprurëse ose të shkatërrimit të strukturës njerëzore. Duhet të hetohet se kush i sjellë këto droga në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta