Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë dhe Rusi

13 Maj 2022 | 07:54

Pas tre muajsh nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, luftimet vazhdojnë në lindje dhe jug të vendit, me forcat e Moskës që përpiqen të bëjnë ndonjë përparim.

Kremlini po kërcënon vendet fqinje europiane me hakmarrje, ndërsa vende si Finlanda dhe Suedia shprehin interesin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n.

Gjithashtu, Presidenti Ukrainas Zelenski në një intervistë për median italiane tha se është gati për një bisedim me Putin për marrëveshjen e ndalimit të luftës.

Ngjarjet kryesore të 24 orëve të fundit

  • Agjensia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se 6 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina.
  • Presidenti i Ukrainës, Zelenskyy i tha një intervistuesi televiziv italian se ishte gati të bisedonte me presidentin rus Putin dhe tha se “ne duhet të gjejmë një marrëveshje”.
  • Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se do të ketë “pasoja” nëse Finlanda vazhdon me ofertën e saj për t’u anëtarësuar në NATO. “Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës”, tha ministria në një deklaratë.
  • Rusia po vjedh grurin ukrainas dhe po përpiqet të shesë një pjesë të tij në tregjet globale, pretendon ministria e jashtme e Ukrainës.
  • Moska ende nuk ka hequr dorë nga Kievi dhe dëshiron të marrë Mykolayiv dhe Odesa për të krijuar një urë tokësore në rajonin separatist moldav të Transinstria, beson ushtria ukrainase.
  • Prokurori i lartë i Ukrainës zbuloi planet për gjyqin e parë për krimet e luftës të një ushtari rus të kapur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026