“Çfarë më tha babai para vendimit?” Argita Malltezi përballë Arian Çanit
E ftuar këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin”, Argita Malltezi vajza e liderit të opozitës Sali Berisha, tregon se çfarë babai i saj ka thënë përpara shpalljes së vendimit nga SPAK.
Sipas saj Berisha i tha se SPAK-un nuk do ta pengonte asgjë dhe nëse ai do ti bindej masave.
“Në prezencën time me avokatin më tha në mënyrë shumë të qartë. Përgjigja ka qenë shteruese dhe bindëse për mua. Ai tha që ata nuk i pengon asgjë, dhe do të bëjnë çfarë do që të kenë në mend ta bëjnë edhe nëse unë i bindem kësaj mase. Lufta për të qëndruar në një gjë që beson nuk është kurrë pa sens. Berisha e ka thënë që në fillim që unë nuk pranoj që një i huaj ti caktojë shqiptarëve opozitën”, tha ajo.
Malltezi gjithashtu shton për Euronews që vendimi i marrë si nga SHBA dhe SPAK është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Sipas saj strukturat e brenshme po shkelin ligjin dhe po falsifikojnë provat.
“Ai nuk është i lirë sot, sepse është shkelur ligji. Për sa i përket nongrata-s ka qenë një lobim korruptiv që e ka cuar në nongrata. Kuptohet që kjo ka një peshë reputacionale, por është komplet tjetër gjë kur struktuart e brendshme, ato që janë ngritur për të zbatuar ligjin e shkelin atë me të dy këmbët, falsifikojn provat për të futur në burg liderin e opozitës, i binden urdhrit dhe oreksit politik të Edi Rams për këtë gjë” tha Malltezi.
LEXO GJITHASHTU
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa