“Ke 10-ra zyrtarë të PS në burg”, Iljazaj-Malltezit: Ka arrestime në nivele të larta
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe gazetari Ervis Iljazaj, kanë debatuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, lidhur me punën e SPAK dhe drejtësisë së re në përgjithësi.
Iljazaj tha se sot janë në hetim ose në burg me dhjetëra kryebashkiakë, ministra dhe zëvendëskryeministri, ndërkohë që sipas tij, në kohën e qeverisë Berisha nuk ka pasur arrestime të nivelit të lartë.
Nga ana tjetër Malltezi i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se në burg sot duhet të ishin kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Pjesë nga diskutimi:
Malltezi: Shifrat janë ato që thashë unë. 630 raste të çuara për korrupsion me një taskforcë fare modeste pa mjete ekstra siç kanë këta rroga 6 milionëshe në muaj dhe 199…
Iljazi: Në çfarë nivelesh? Në nivele ish-zv.kryeministrash, ministrash? Sepse mund të ketë goditur një numër të madh zyrtarësh, por jo të niveleve të larta.
Malltezi: Kush i ka pasur tenderat në kohën e qeverisë Berisha? Nuk i kanë pasur ministrat. I kanë pasur zv.ministrat dhe sekretari i përgjithshëm. Kush i ka sot? I kanë ministrat, zv.kryeministri, kryeministri e kështu me radhë. Sot ata që kanë bërë tenderat nuk janë në burg. Nuk është Rama në burg, nuk është Veliaj në burg. Duhet të ishin 100 herë në burg me standartin e Ahmetajt.
Iljazi: Sot janë dhjetëra kryebashkiakë që ose janë në burg ose janë në hetim. Dhjetëra. Jo një, jo dy. Ka ish-ministra, zv.kryeministra. Më thoni njëherë në 34 vite tranzicion kur janë arrestuar 5 drejtorë të Bashkisë së Tiranës në atë kohë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump