Çfarë parashikon projektligji për studentët e mjekësisë, kontrata që do të firmosin

5 Korrik 2023 | 14:36

Miratohet në Këshillin e Ministrave projektligji për trajtimin prioritar të studentëve të Mjekësisë dhe punësimin e tyre në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Vendimi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë, teksa Ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi kanë sqaruar detaje të këtij projektligji.

“Të gjithë studentët që do të lidhin marrëveshje, siç parashikohet në këtë akt ligjor, me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë, të mundet që të kenë punësim prioritar në strukturat shëndetësore, si dhe të përfitojnë pas punësimit të tyre, nga politikat e strehimit social, pa i penguar të drejtën e specializimit në këto vite të qëndruarit të tyre dhe të të ushtruarit të profesionit të tyre. Sigurisht që detyra jonë është që të garantojmë kujdes shëndetësor për qytetarët shqiptarë, me personel të kualifikuar, në përgjigje të sfidës së mobilitetit të mjekëve dhe ndryshimeve demografike”,- tha Manastirliu.

Duke folur për një plan të gjerë të përgatitjes, mbajtjes dhe fuqizimit të burimeve njerëzore në shëndetësi, Ministrja Manastirliu foli edhe për masat e tjera për t’ju përgjigjur sfidës së mobilitetit të mjekëve.

“Në vitin 2024, së bashku me Ministrinë e Arsimit, Fakultetin e Mjekësisë, do të rrisim numrin e kuotave në Mjekësi, duke e çuar në 500 numrin e kuotave të pranimit. Pra, jemi duke punuar në disa drejtime paralelisht, për të garantuar që të kemi mjekë, të cilët diplomohen edhe më shumë në vitet në vazhdim. Dhe nga ana tjetër, të kemi dhe trajtimet preferenciale sipas kësaj pakete, e cila sigurisht krijon disa instrumenta mbështetjeje për studentët, të cilët më pas, pas diplomimit të tyre dhe mundësisë për t’u punësuar, të kenë edhe trajtime  të tjera nga shteti, nëpërmjet këtyre politikave që ne po krijojmë”,- tha Manastirliu.

Sot qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të miratuar një projektligj, i cili ka të bëjë me një paketë mbështetjeje për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë. Sipas këtij projektligji, studentët që do të pranohen në vit të parë në Mjekësi, do të nënshkruajnë një marrëveshje per t’u punësuar për 5 vite në Shqipëri pas përfunidmit të studimeve, duke ju garantuar punësimin dhe politika të tjera lehtësuese. Ndërsa, studentët që janë në proces studimi, do të kenë mundesi zgjedhjeje mes punësimit të sigurt, me detyrimin për të punuar për 3 vite në Shqipëri, nëse janë studentë të vitit të dytë deri në të katërtin; studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë me detyrimin për të punuar 2 vite në Shqipëri, ose, në të kundërt, do të paguajnë koston reale të tarifës së studimit për vitet e mbetura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026