Rama: Studentët e mjekësisë, 5 vite në shërbim të popullit që të marrin diplomën
Kryeministri Edi Rama tha për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se studentët të cilët duan të vazhdojnë mjekësinë duhet të pranojnë kushtin që të punojnë për 5 vite në shërbim të popullit para se të pajisen me diploma.
Sipas tij kjo vlen për studentët që do të aplikojnë këtë vit për të ndjekur studimet në mjekësi, ndërsa për ata që tashmë e kanë filluar këtë rrugëtim, nëse nuk e pranojnë këtë kusht do të përballen me tarifa më të larta.
“Çdo student i mjekësisë që do të hyjë në Universitetin e Mjekësisë do duhet të njihet me faktin që mjekësia, studimet i ka aq sa janë ndërsa për t’u pajisur me diplomë duhet të kalojnë edhe 5 vite në shërbim të popullit. Për të gjithë ata që janë në këtë proces vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuar, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje.
Për ata të vitit të parë ka vetëm një zgjedhje. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, duhet të pranojnë këtë kusht që është formati iri i këtij universiteti. Populli shqiptar nuk paguan taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike në një universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar që mjekët të ikin që ditën e parë”,-tha Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Thesi me maçokun”, ja cila ishte tortura më e rëndë në burgun e Shkodrës
- Kurti: Kemi informacione që në kisha fshihet armatim, do takoj përfaqësesit e NATO
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh