Çfarë po ndodh në Shkodër? Gazetari tregon se si po triumfon krimi

16 Janar 2023 | 11:36

Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se në Shkodër është duke triumfuar krimi.

Sipas tij policia nuk ka kontrollin e mjaftueshëm në qytet.

“Unë mendoj që sistemi i kamerave është një gjë shumë e mirë dhe nuk është marrë asnjëherë seriozisht nga shteti. Po të shikojmë përgjithësisht, edhe kur ka ngjarje, edhe kur ka vjedhje pamjet dalin nga biznesi. Është vetë biznesi që në mënyrë spontane ka marrë masa, qoftë edhe banorët nëpër pallate i kanë instaluar vetë,” – u shpreh Hoxha.

Gazetari theksoi se problematike është kur kamerat vendoset nga krimi i organizuar, referuar këtu çmontimit të 21 kamerave këtë të shtunë të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.

Hoxha tha se kjo çështje është tregues i zbythjes së shtetit, duke marrë në konsideratë që hetimet nuk u thelluan për të zbuluar se ku u mor leja për vendosjen e kamerave apo kush i shihte pamjet e këtyre kamerave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026