Çifti zbulon pas 17 vjetësh se janë kushërinj
Një çift i lumtur i martuar me tre fëmijë kanë treguar se si zbuluan se kishin lidhje gjaku pas një testi të ADN-së në pemën familjare.
Celina dhe Joseph Quinones, nga Kolorado, kishin qenë së bashku për 17 vjet dhe u martuan për më shumë se dhjetë vite.
Nëna e tre fëmijëve një ditë pati kuriozitet që të zbulonte diçka më shumë për rrënjët e saj dhe pësoi një tronditje të madhe kut zbuloi se Jozefi ishte kushëriri i saj.
Ajo e ndau historinë e saj në rrjetet sociale dhe shkroi: ‘U martova me burrin tim në vitin 2006. Duke qenë shumë të lumtur vendosëm, që të kemi tre fëmijë. Tani zbulojmë se jemi më shumë sesa burrë e grua por edhe kushërinj”.
Celina, e cila ka shkruar një libër për përvojat e saj, tha me shaka se lajmi ishte ‘një thyes i mirë i akullit’, por u kërkoi çifteve të tjera të kontrollonin trashëgiminë e tyre. Video e saj shpejt u bë virale dhe tani ka pasur katër milionë shikime, me shumë njerëz që postojnë komente negative, duke thënë se duhet të ndahen.
Ajo e përshkroi momentin kur zbuloi se burri i saj ishte në fakt kushëriri i saj si ‘shkatërrues’, por thotë se dashuria e çiftit është më e fortë se kurrë dhe se ajo ka injoruar komentet negative që sugjerojnë divorcin e çiftit.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun