Cilat janë klanet që përplasen brenda PS? Gazetari shpjegon “luftën” në selinë rozë
Gazetari Albi Xhunga i pyetur nga moderatorja Mirela Milori tha për Euronews Albania se tashmë dy klanet brenda Partisë Socialiste janë bërë të dukshme edhe për publikun.
Ai tha se në selinë rozë tashmë është klani i Belinda Ballukut i cili duket të jetë në ngritje dhe ai i Erion Veliajt i cili sipas gazetarit është në zbritje.
Sipas Xhungës kryeministri Rama gjithashtu po përpiqet t’i paraprijë strukturës së posaçme anti-korrupsion duke rrëzuar një nga klanet.
“Kemi të bëjmë me një luftë klanesh në Partinë Socialiste, shenjat e të cilës janë bërë të dukshme për publikun. Për shembull, zonja Balluku teksa dilte nga SPAK me një buzëqeshje vetëkënaqësie u deklaronte gazetarëve se këtu u thirra për inceneratorin e Tiranës.
Duket se këtu ka një përplasje të Klanit të Ballukut që po ngrihet dhe të klanit të veliaj që po rrëzohet. Edi Rama përpiqet ti paraprijë sturkturës së posaçme anti-korrupsion, duke rrëzuar një klan e duke ngritur klanin tjetër”,-tha Xhunga.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet