Ministri i Brendshëm i propozon Ramës emrin për Drejtorin e ri të Policisë
Ilir Proda është kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, të cilin ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ia ka propozuar kryeministrit Rama.
Proda është një nga pesë kandidatët më të vlerësuar nga Komisioni i Posaçëm për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pas vlerësimit të tij gjatë seancave dëgjimore dhe verifikimit të pastërtisë së figurës nga institucionet përkatëse, Ministri i Brendshëm ka vendosur ta propozojë atë si kandidatin kryesor për këtë pozicion.
Kandidatura e Prodës do t’i përcillet Këshillit të Ministrave për shqyrtim dhe vendimi përfundimtar për emërimin e tij pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Kush është Ilir Proda – Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:
Edukimi dhe Formimi Profesional:
- 2002-2005: Akademia e Policisë
Karriera Profesionale:
- Gusht 2005 – Nëntor 2011: Komisariati Nr. 3 Tiranë
- Nëntor 2011 – Mars 2012: Komisariati Nr. 4 Tiranë
- Mars 2012 – Qershor 2013: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit
- Qershor 2013 – Tetor 2013: Policia e Lezhës
- Tetor 2013 – Dhjetor 2014: Shef, Komisariati Nr. 2 Tiranë
- Dhjetor 2014 – Shkurt 2016: Shef, Komisariati Bulqizë
- Shkurt 2016 – Maj 2017: Seksioni për hetimin e narkotikëve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
- Maj 2017 – Korrik 2019: Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë, Drejtoria e Përgjithshme
- Korrik 2019 – Tetor 2021: Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë
- Tetor 2021 – Mars 2023: Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan
- Mars 2023 – Vazhdon: Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit
NJOFTIMI i PLOTË:
Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit.
Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).
Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:
• Z. Altin Mena
• Z. Ardian Çipa
• Z. Ilir Proda
• Z. Neritan Nallbati
• Z. Skënder Hita
Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)