Çipa: Berisha ose do krijojë parti të re ose koalicion me PL

3 Shtator 2023 | 16:33

I ftuar në një intervistë për Euronews Albania, Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa shprehu mendimin e tij mbi ndarjen Berisha-Basha të cilën ai e cilëson si të pakthyeshm.

Më tej ai tha se pas Kuvendit Kombëtar të PD të zhvilluar ditën e djeshme, e vetmja alternativë e Sali Berishës është të krijojë një parti të re ose të bëjë koalicion me Ilir Metën.

“Nuk ka asnjë dyshim që ndarja midis dy palëve që përfaqësohen nga zoti Berisha dhe zoti Basha, të jetë përfundimtare dhe procesi i mëtejshëm është i bashkëshoqëruar me një situatë ku një palë përfaqëson pjesën e formalizimit nga zoti Basha. Në planin konkret dhe pas mbajtjes së Kuvendit të djeshëm, vështirësitë dhe interpretimet juridike janë të pashmangshme. Pjesa tjetër e rithemelimit që kryeson Berisha nuk bën gjë tjetër veçse mbetet para alternativës më të afërt, at të një shënimi të një subjekti politik ose të një koalicioni me Ilir Metën. ”, tha Çipa.

Për Çipën, pjesa që kryeson ish-kryeministri Sali Berisha, nuk bën gjë tjetër veçse mbetet para alternativës të shënimit të një subjekti ose të ri politik, ose të një koalicioni ku përfshihet llir Meta.

Më tej ai nënvizoi se thirrja e Gazment Bardhit do të dëgjohet nga të gjithë deputetëve.
“Mendoj që pas këtij momenti do të kemi një zhvillim tjetër që paralajmërohet nga pala e zotit Berisha dhe artikuluar në një aleancë jo të zyrtarizuar prej zotit Bardhi. Ky grup do të pretendojë të krijojë një formacion koalicioni dhe opozitar. Në këtë formë respektohen identitetet partiake”, shtoi Çipa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024