Beteja Berisha-Basha, ironizon gazetari: Pas shumë fitoreve të përbashkëta…
Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha po bën gjithçka që tashmë pritej.
Sipas tij ai po ndjek hapat e Berishës me Kuvendin Kombëtar, njësoj siç bëri ky i fundit kur mori partinë.
Gazetari tha se e tillë situatë është veçse një luftë absurde që po çon në shkatërrimin e plotë të Partisë Demokratike.
“Që nga fillimi deri tani Basha dhe Berisha janë në gabim në atë që po bëjnë dhe të dyve iu kemi dhënë të drejtë të bëjnë gabimet që po bëjnë, në kuptimin që kanë të drejtën e tyre të jenë në garë, të bëjnë luftërat e tyre, revolucionet e tyre, edhe të vazhdojnë të shkojnë nga fitorja në fitore, siç kanë shkuar nga 2013-ta deri tani. Ajo që Basha bën, që sigurisht është e mbuluar me ato paligjshmëritë e veta të procesit, nuk është një gjë që nuk e kemi parë te Berisha fjala vjen. Këta legjitimojnë njëri-tjetrin në atë që bëjnë edhe pse janë të dy të paligjshëm në një farë mënyre dhe pa ndonjë moral të madh politik,” – u shpreh Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë