Çitaku për planin e BE-së: Shumë i paqartë, nuk përmendet njohja

Vlora Çitaku
28 Shkurt 2023 | 10:28

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku, ka reaguar sërish lidhur me planin evropian që u dakordësua dje ndërmjet kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë në takimin në Bruksel.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ajo shkruan se plani ka shumë paqartësi ku sipas saj njohja e Kosovës nuk përmendet  në asnjë vend.

“Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi. E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë. Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, shkruan ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026