English

Çmimet e larta në Cërrik, ankohen pensionistët: Nuk e mbyllim dot muajin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Çmimet e larta kryesisht të produkteve ushqimore dhe prodhimeve bujqësore po rëndojnë në xhepat e qytetarëve të Cërrikut. Ata që preken më tepër janë mosha e tretë, të cilët përballem çdo ditë me vështirësi.

- Advertisement -

Të ardhurat nga pensioni janë të ulëta, ndërsa shpenzimet sa vijnë dhe shtohen.

“Të larta janë i përballojmë me vështirësi, na ndihmojnë një çik fëmijët. E vështirë është se ne marrim dhe ilaçe tensioni e sëmundje tjera e vështirë është për brezin tonë”, thotë një i moshuar.

“Kam punuar 50 e ca vjet shofer por nuk i përballon dot, jo drita jo ujë e të gjitha këto. Këtu ne Cërrik është shumë e vështirë, 1 kg mish është 13 mijë lekë, nuk e marrim dot, na shkon mendja ne moshës tonë për të marr një kg dhe se marrim dot. Edhe çmimet e tjera i kanë rritur shumë ne vend që ti ulin se dhe pensionet janë shumë të ulëta, çmimet janë shumë të larta”, shprehet një tjetër.

Konsumatorët që frekuentojnë tregun e fruta-perimeve ankohen  se çmimet janë vetëm në rritje. Ata theksojnë se çdo gjë është bërë” shih me sy e plas me zemër”.

Veç konsumatorëve, në Cërrik vështirësi hasin edhe tregtarët, të cilët tregojnë se u ka rënë puna dhe s’kanë blerës. Ata e justifikojnë rritjen e çmimeve të produkteve të shportës me faktin se mallrat vijnë nga importi dhe kanë kosto më të lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Rama: Rritja e kontributit nga pagat, hap drejt përmirësimit të pensioneve

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?