Çmimet e reja të referencës shtyjnë kërkesën në zonat më të lira
Çmimet e reja të referencës, të cilat synojnë të reflektojnë më saktë vlerën reale të tregut dhe të sjellin më shumë transparencë në deklarimin e pronave, do të ndikojnë në shitjen dhe blerjen e pronave.
“Çmimi i referencës ka ndikuar ndjeshëm përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Mendoj se do të sjellë një balancim të tregut, çfarë ne shesim vërtetë dhe në bazë të çmimit të referencës”, tha Valeria Dushku.
Ekspertët shprehen se pasojat do të ndihen më shumë tek blerësit që përdorin kredi, si dhe në lëvizjen e kërkesës drejt zonave me çmime më të ulëta. Shumica prej tyre do duhet të bëjnë kompromis me atë çfarë ofron tregu.
“Mendoj se çdo klient do ta gjej rrugën për shkak të opsioneve dhe kushteve që do të ketë. Në zonat elitare nuk do të ndikojë aspak. Më shumë tek klientët me kredi, pra çmimi i referencës do të ndikojë që prona të deklarohet më shumë dhe të marrin kapital me shumë kredi. Besoj se do të ketë një zhvendosje të kërkesës drejt zonave me çmime më të ulëta reference, ku klientët do të gjejnë opsionin që përshtet në bazë të kushteve”, shtoi Valeria Dushku.
Zonat më të prekura nga ndryshimet janë ato përgjatë bregdetit, ku çmimet e referencës janë rritur ndjeshëm, në disa raste deri në 100% krahasuar me vitin e kaluar, në disa zona bregdetare, si Durrësi, Vlora dhe Saranda.
LEXONI GJITHASHTU:
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
- 10:42 Përplasjet me policinë te Parlamenti, Gjykata vendos lirimin e dy protestuesve
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)