Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj, rritje vjetore 5%

25 Korrik 2025 | 16:40

Numri i vizitorëve që kanë hyrë në Shqipëri ne gjysmën e parë të vitit arrin në 4.7 mln. Shifra flet për një rritje vjetore në nivelin 5%.

Gjatë muajit qershor ne vendin tonë kanë hyrë 2 060 000 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Ky numër flet për një rritje 8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në muajin e parë të stinës së verër, 734 000 ishin shtetas shqiptarë, ndërsa mbi 1,3 milionë ishin shtetas të huaj, me një rritje prej 7%.

Ndërkohë, për 6-mujorin e parë të vitit, në Shqipëri kanë hyrë rreth 8.5 milionë shtetas, nga të cilët 4.7 milionë, shtetas të huaj.

Kjo shifër paraqet një rritje prej 5% për shtetasit e huaj në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70 % të hyrjeve.

Sa i takon qëllimit të udhëtimeve, në 98% të rasteve hyrjet janë realizuar për arsye personale, si pushime apo vizita tek të afërm.

Hyrjet për arsye biznesi kanë pësuar një zgjerim domethënës, me një rritje vjetore prej 30%. Ndërkohë,, vizitat për trajtime shëndetësore kanë rënë ndjeshëm, me një ulje të konsiderueshme prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026