Çmimet e ushqimeve, të papërballueshme për shumë qytetarë në Elbasan

20 Qershor 2025 | 16:43

Çmimet e larta të ushqimeve po vështirësojnë jetesën për shumë familje në Elbasan. Të prekur nga inflacioni dhe kostot e larta në këtë qark, janë kryesisht pensionistët.

Niveli i pagave dhe pensioneve, kostot e jetesës dhe çmimet e ushqimeve e kanë bërë më të vështirë jetesën për shumë familje në Elbasan.

“Me vështirësi. Të gjitha fruta perimet i blejmë shalqi bostan, po nga pak se janë shtrenjtë. Ata shtrenjtë nuk janë po janë shtrenjtë për ne pensionistët se s’kemi të ardhura të tjera. Nuk na del. Fëmijët janë në Gjermani, nuk na ndihmojnë. Rrallë, nuk blej mish 12 mijë lekë nuk del se jo televizori jo fatura, aq e kemi pensionin nuk na del”.

Më e rëndë kjo situatë bëhet për pensionistët, të cilët përherë janë shtresa më e goditur kur bëhet fjalë për rritje çmimesh.

“Shumë shtrenjtë janë, as përballohen asgjë sidomos ne shtresa e varfër që kemi dhe invalidët me këto problemet. Na ndihmojnë fëmijët, asgjë tjetër, me ndihma nga njerëzit tanë për çdo gjë me ilaçe me sëmundje. Ne nuk paguajmë dot një faturë”,-shprehet pensionistja.

Shqetësimi që ndajnë është i njëjtë. Tregtarët ankohen për rritje çmimesh nga furnitorët, ndërsa konsumatorët për çmime të rritura nga tregtarët. Tregtarët konfirmojnë se këtë vit çmimet kanë pësuar një rritje të pandalshme, e pa hasur më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:26 | 16/07/2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026