Çmimi i naftës ulet me 5 lekë, vendos Bordi i Transparencës

10 Maj 2022 | 15:45

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet.

Nga kjo e hënë nafta do të shitet 232 lekë/litri nga 237 lekë që shitej 3 ditë më parë. Benzina do të shitet 224 lekë/litri për benzinën, ndërsa gazi i lëngshëm do të shitet 100 lekë /litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet duke nisur nga dita e sotme, ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, thuhet në vendimin e Bordit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026