Çollaku: Serbia të ekspozohet ashtu siç është, një vend agresor dhe shtojcë e Rusisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se Shqipëria nuk duhet të bëhet makijazh i Serbisë në Ballkan.
Komentet Çollaku i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se kryeministri Edi Rama duhet të dalë dhe të deklarojë zyrtarisht tërheqjen e Shqipërisë nga ‘Open Balkan’, pasi sipas tij ai është një projekt që i shërben vetëm Serbisë.
Çollaku tha gjithashtu se Serbia duhet të trajtohet ashtu siç është, si një vend agresor dhe një shtojcë e Rusisë.
“Siç e shikoni ka zhvillime të forta. Edhe Maqedonia e Veriut me qeverinë e re do të tërhiqet nga Open Balkan. Dhe Open Balkan përfundoi ashtu siç ne e kishim paralajmëruar që në ditën që e kemi përmendur, një projekt i Serbisë. Sot është vetëm Serbia që e kërkon Open Balkan. Edi Rama para disa muajsh bëri një fjali gjysmë tërheqëse, që e çon në një situatë neutrale.
Turp është që Shqipëria ndenji 10 vite në këtë projekt, por nuk është turp që Rama të dalë e të deklarojë zyrtarisht tërheqjen e Shqipërisë nga Open Balkan. Të paktën si një përfaqësues i opozitës e garantoj se nuk do e kthejmë këtë në retorikë politike. Por është jetike që Serbia të ekspozohet në Ballkan ashtu siç është, një vend agresor që përçon politikat ruse dhe për këtë nuk i duhet dhënë asgjë lloj tolerimi oksigjeni makijazhi.
As me Open Balkan… Shqipëria duhet quajtur me emër, si një shtojcë, si një proksi e Rusisë. Të gjitha vendet e Ballkanit nëse ia vendosin këtë situatë në ball Serbisë, çdo situatë në Ballkan do të jetë më e lehtë, Kosova do të çlirohet më lehtë dhe paqja në rajon do jetë më e garantuar. Tirana nuk mund të jetë më laborator makijazhi i Serbisë”, tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë