Conference League – Hajduku Splitit mposht 2-1 Dinamon, Egnatia reziston në Slloveni
Dinamo dhe Egnatia luajtën mbrëmjen e së enjtes ndeshjet e para të turit të tretë në Conference League, ku dinamovitët humbën minimalisht ndaj Hajdukut të Splitit në Kroaci, ndërsa rrogozhinasit dolën me një barazim pa gola ndaj Olimpijas në Slloveni.
Dinamo e Ilir Dajës mund të kishte marrë të paktën një barazim kundër Hajdukut në udhëtim, nëse mbrojtja e ‘Bluve’ do ishte treguar më e kujdesshme.
Ekipi shqiptar u mposht 2-1 me përmbysje në një sfidë me 34 mijë tifozë në stadium ku djemtë e Ilir Dajës luajtën si të barabartë.
Ishte Dejvi Bregu që në minutën e 37-të heshti stadiumin me një supergol nga jashtë zone ku pasimi i Vilës e lejoi vlonjatin të gjuante me të jashtmen e djathtë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1.
Në fraksionin e dytë, Hajduku u hodh në sulm dhe Durdov barazoi me kokë në minutën e 49-të, i harruar në shtyllën e dytë. Pas këtij momenti, u akordua një penallti kundër Dinamos, por ndërhyrja e VAR e anuloi vendimin. Megjithatë, në aksionin pasues, një pasiguri e Bruno Ditës dha mundësinë që Sanyang të shënonte golin e dytë për vendasit.
Me rezultatin 2-1, Hajduku mori një fitore me vlerë, por Dinamo ka mundësinë të reagojë në ndeshjen e kthimit në “Air Albania” pas një jave.
Pas humbjes në Split, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe e konsideroi një eksperiencë pozitive kthimin në Europë pas 15 vitesh mungesë. Ai shprehu besimin se ndeshja e kthimit do të ketë histori tjetër, duke theksuar nevojën për më shumë kujdes dhe koncentrim.
Në Slloveni, Egnatia arriti një barazim pa gola kundër Olimpijas Ljubljana në aktin e parë të turit të tretë të Conference League.
Kampionët e Shqipërisë treguan një nivel të lartë në fushë, edhe pse u përballën me dy penallti kundër, njëra e anuluar nga VAR.
Në fund, ata mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Fangajt në minutën e 90.
Pjesa e parë kaloi në kontrollin e Egnatias, që dominuan minutat e para dhe mbrojtën mirë, duke mbyllur këtë fraksion pa raste të rrezikshme për portën e tyre. Në minutën e 68, gjyqtari Beaton akordoi penallti për vendasit pas një ndërhyrjeje të gabuar të Eljon Sotës, por Tamm dështoi të shënonte duke gjuajtur jashtë.
Fundi i sfidës ishte i tensionuar, me Egnatinë që luajti me një lojtar më pak dhe sërish me një penallti kundër, e cila u anulua pas ndërhyrjes së VAR, pasi faulli ndodhi jashtë zonës.
Kështu, Egnatia siguroi një rezultat pozitiv 0-0 dhe do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit më 14 gusht në stadiumin e Rrogozhinës.
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u shpreh optimist për shanset e skuadrës së tij, duke përmendur vështirësitë e ndeshjes dhe rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në sfidën e kthimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)