COP30, Amazona mirëpret Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike
50 mijë pjesëmarrësit e COP30, të cilët kanë ndërmarrë misionin për të parandaluar rënien e bashkëpunimit global për klimën, do të takohen këtë të hënë në Belem, Amazonë. Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva këmbënguli që konferenca të mbahej në këtë qytet të Amazonës, pavarësisht mungesës së hoteleve.
“Ne duam që njerëzit të shohin situatën reale të pyjeve tona, lumenjve tanë dhe njerëzve që jetojnë atje”, shpjegoi ai.
Pyjet tropikale të Amazonës, të cilat luajnë një rol jetësor në luftimin e ndryshimeve klimatike duke thithur gazrat serrë, vuan nga probleme të shumta: shpyllëzimi, minierat e arit, ndotja e të gjitha llojeve, mizoritë kundër popullatave, veçanërisht popujve indigjenë.
Ekziston gjithashtu shqetësim nëse bashkësia ndërkombëtare do të jetë në gjendje të dalë me një përgjigje të unifikuar ndaj parashikimeve të fundit katastrofike në lidhje me ndryshimet klimatike.
Për 30 vjet, vendet anëtare të Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, të miratuar në Rio de Janeiro, kanë negociuar çdo vit për të forcuar regjimin klimatik. Përpjekjet e tyre kulmuan me Marrëveshjen e Parisit në vitin 2015, me të cilën bashkësia ndërkombëtare u zotua të kufizonte rritjen e temperaturës globale në 2° Celsius mbi nivelet para-industriale dhe të ndiqte përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5° Celsius.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pranoi disa javë më parë se është e pashmangshme që ky limit të tejkalohet së shpejti dhe tani po bën thirrje që ky tejkalim të jetë sa më i vogël të jetë e mundur.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se nuk do të jetë pjesë e këtij samit. Kjo do të jetë hera e parë që SHBA do të mungojë. Trump denoncoi skandalin e prerjes së pemëve në zonën e Belem për ndërtimin e një rruge.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin