Sa do të zgjasin ditët me shi? Reshje të forta, zonat më të rrezikuara
Meteorologia Lajda Porja në lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se edhe ditën e sotme do të ketë vijim të reshjeve.
Sipas saj, sot do të kemi ndërprerje të vazhdueshme të reshjeve, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave.
“Reshjet kryesisht do të jenë të fokusuara në zonat veriore, por do të përfshijnë edhe atë qëndrore, përfshirë edhe kryeqytetin. Qarku i Jugut, pra qarku i Vlorës, do të jetë qarku që do të marrë më shumë reshje, kryesisht gjatë mesnatës”, u shpreh Porja.
Ndërkohë, të martën do të ketë reshje nga ora 3-4 e mëngjesit deri në orën 6-7.
“Në këto interval oraresh do të ndihen më së shumti reshjet për të martën, ku më shumë do të jenë të fokusuara në jug dhe juglindje të vendit. Duke nisur nga dita e së martës dhe në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit, duke na rikthyer diellin për disa ditë me radhë”, tha Porja.
Sipas saj, 10-ditëshi i dytë i nëntorit do të jetë me mot të qëndrueshëm, duke nisur nga nesër në mesditë.
“Sot temperatura ka pasur rënie, ku sot kanë qenë me maksimle në 20 gradë Celsius. Nga dita e mërkurë do të kemi rritje. Ndërkohë, një fenomen ekstrem shiu do të jetë 10-ditëshin e fundit të nëntorit, ku do të jenë me intensitete të larta. Pra, muaji nëntor pritet të jetë në mbizotërimin e reshjeve”, shtoi Porja.
Për sa i përket rajonit, edhe rajoni do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.
Sipas meterologes, Kosova do të jetë më së shumti sot nën mbizotërimin e rrebesheve, ndërsa nesër Maqedonia e Veriut. Gjithahstu, edhe Greqia do të jetë në situatë alarmante.
Ndërkohë, moti do të përmirësohet nga dita e martë deri në fundjavë.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç