Parashikimi i motit për javën: Kthehen rrebeshet e shiut, si do jenë temperaturat
Pas disa ditësh me diell dhe temperatura të larta, Shqipëria dhe rajoni përgatiten për kthimin e reshjeve të shiut dhe vranësirave kalimtare gjatë javës, sipas meteorologut Hakil Osmani.
Në një lidhje live për Euronews Albania, Osmani tha se rrebeshet e shiut priten fillimisht në zonat veriore dhe veriperëndimore, ndërsa fundjava do të sjellë mot të vranët dhe reshje lokale në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas meteorologut fillimi i javës do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime, të paktën deri të mërkurën. Por në pjesën e dytë të javës, rritja e lagështisë dhe zhvillimi i vranësirave do të sjellë prezencë të reshjeve, më të dukshme në veri dhe veri-perëndim. Zonat juglindore do të preken më shumë gjatë fundjavës.
“Në pjesën e dytë të javës pritet zhvillim i vranësirave dhe një rritje e ndjeshme e lagështisë në ajër, çka do të sjellë prezencë të reshjeve, fillimisht në zonat veriore dhe veriperëndimore,” tha Osmani.
Sa i përket temperaturave, meteorologu tha se fillimi i javës do të sjellë rritje graduale të temperaturave.
“Në zonat malore, temperaturat deri të mërkurën do të arrijnë 14–15°C, maksimalet deri në 19°C. Në ultësirën perëndimore, temperaturat e mëngjesit do të shënojnë deri në 21°C, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet që të luhaten nga 24°C deri në 32°C. Në orët e mesditës, maksimumet mund të arrijnë deri në 36°C në qytete si Tirana, Berati dhe Elbasani. Dita e enjte do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, kryesisht në mesditë, ndërsa nga e premtja parashikohet rritje sërish, me maksimale deri në 32–33°C”, tha Osmani.
Në rajon, temperaturat do të jenë në rritje në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut: të mërkurën në Kosovë priten deri në 33°C dhe në Maqedoninë e Veriut deri në 35°C, me mot të qëndrueshëm.
“E enjtja do të shoqërohet me vranësira dhe reshje në formën e rrebesheve, më të dukshme në Kosovë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut reshjet do të jenë më të pakta. E premtja dhe fundjava do të karakterizohen nga vranësira të shpeshta, sidomos gjatë pasdites,” përfundoi Osmani.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë