COVID-19, inxhinieri i pajisjeve mjekësore: Njerëzit po fitojnë imunitet, do ketë më pak humbje jetësh

19 Nëntor 2020 | 08:32

Inxhinieri i pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika në Euronews Albania u shpreh se pandemia është edhe një sfidë edhe për inxhinierët bio-fizikant.

“Duke pasur parasysh situatën e pandemisë, kjo është edhe një sfidë për inxhinierët bio-fizikant”, u shpreh ai.

Ai theksoi më tej se tashmë virusi po e ul potencialin e tij dhe njeriu ka filluar të fitojë imunitet ndaj tij.

“COVID-19 është një virus agresiv, tani do të thotë rritje e infeksionit në masë dhe ulje të potencialit deri diku.

Do të ketë humbje jetësh shumë të pakta, për shkak se ka persona që vuajnë nga sëmundje të rënda apo akute, por fatmirësisht duke pasur parasysh që shumë persona po shërohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, kjo do të thotë që gradualisht në segmente shumë të vogla kohore, imutimeti po fitohet.

Sigurisht vaksina do të bëjë të vetën, fatmirësisht ajo u shpik”, tha ai.

Mertenika sqaroi më tej se virusi godet në alveola, që është njësia më vogël pulmonare. Sipas nga dëmtimi i alveolave, pacienti i infektuar ka vështirësi në frymëmarrje. 

“Virusi godet në alveola që është njësia më vogël pulmonare, pra shkakton një bllokim të alveolave dhe kanë vështirësi në oksigjenim. Personat kanë vështirësi në frymëmarrje”, tha ai.  

Në fund të fjalës së tij, inxhinieri këshlloi që qytetarët të përdorin edhe aparatin që mat nivelin e oksigjenit në gjak. Ai theksoi se ky është një tregues shumë i rëndësishëm për virusin. 

Lexoni gjithashtu:

Nëntë të vdekur dhe mbi 700 raste të reja me Covid-19

Me Charter dhe fatura mijëra euroshe, 270 shqiptarë u trajtuan për COVID jashtë shtetit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026