COVID-19, Maqedonia e Veriut përgatitet për valën e vjeshtës
119 persona kanë rezultuar pozitiv në Maqedoni të Veriut, në 24 orët e fundit, ndërsa katër persona kanë ndërruar jetë. Shkupi ka ende numrin më të madh të pacientëve të infektuar. Maqedonia e Veriut po përgatitet për një valë të re të mundshme të coronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se objekti i ri afër Klinikës së Pulmonologjisë dhe Alerologjisë në Shkup, përbëhet nga katër ambulanca, kabinete dhe dy dhoma të ndara për spitalet ditore në të cilat duhet të shtrohen pacientët.
Sipas Filipçes, ambulanca e lëvizshme me standardet më moderne për punë është jashtëzakonisht e rëndësishme për periudhën që vjen.
“Në muajt e vjeshtës, numri i pacientëve me sëmundje të mushkërive rritet dhe për këtë arsye ne veçojmë plotësisht pacientët që kanë simptoma të mushkërive nga të gjithë pacientët e tjerë”, – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Për të realizuar planin për reparte të vogla infektive për pacientët me coronavirus, Filipçe ka takuar ekspertë të Bankës Botërore, në mënyrë që projekti të financohet me një kredi nga ky institucion.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael