COVID-19, mjekja Gjoni: Në fazën e mesme nis përdorimi i antibiotikut, pasi virusi ka prekur mushkërinë
Mjekja e Qendrës Shëndetësore nr.10 në Tiranë, Fabjola Gjoni tha për Euronews Albania se të gjithë pacientët që kanë simptoma duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes.
“Ajo që unë doja të theksoja është që sapo të fillojnë simptomat e para duhet të kontaktosh me mjekun e familjes. Mjeku i familjes është ai që përcakton stadin e sëmundjes dhe është në përditësim të përditshëm me protokollet e miratuara nga Komiteti i Ekspertëve.
Format që ndjek mjeku i familjes janë forma e lehtë dhe forma e mesme”, u shpreh ajo.
Gjoni sqaroi më tej se në fazën e parë të sëmundjes pacienti duhet të përdorë vetëm paracetamol dhe vitaminë. Ndërsa, në fazën e mesme përdoret antibiotiku.
“Sipas protokollit të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve mjeku i familjes trajton formën e lehtë dhe të mesme të sëmundjes.
Një formë e lehtë ku shenjat e para mund të jenë dhimbja e kokës, pak temperaturë, dhimbje futi, djegie fyti është paracetamoli dhe përdorimi i vitamino-terapisë. Nëse gjendja vazhdon dhe rëndohet kemi formën e mesme, ku shenjat vazhdojnë dhe situata agravohet dhe temperatura vazhdon më shumë se 5 ditë, kur kemi prekje me grafi të mushkërive mund të përdorimin atibiotik-terapinë.
Ndërsa dy format e tjera ne i rekomandojmë në spital”, tha ajo.
“Ju këshilloj të gjithëve që mos marrin receta nga interneti, por të lidhen direkt me mjekun. Askush të mos kurohet në shtëpi me oksigjeno-terapi, gjithçka duhet të bëhet në kushte spitalore.
Tashmë kemi një rritje jashtëzakonisht të madhe të pacientëve të prekur me COVID dhe për gjendjen e familjarëve. Kohët e fundit ka një shtim të pacientëve.
Shpeshherë nuk ndiqen kushtet e izolimit. Ju lutem të gjithëve të ndërgjegjësohemi për situatën ku ndodhemi”, u shpreh ajo më tej.
Lexoni gjithashtu:
Ishte infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta mjeku Ilirjan Draçi
Spitalet rajonale në Shqipëri përshtaten për të kuruar COVID-19, si funksionojnë në rajon
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk