“Çregjistroni Bashën si kryetar i PD”, një tjetër çështje përplas 2 palët në gjykatë
Një tjetër padi i është shtuar çështjeve që ka Partia Demokratike në gjykatë. Anëtarja e kryesisë së PD, Edit Harxhi ka kërkuar çregjistrimin e Bashës si kryetar i partisë për shkak të faktit të njohur të dorëheqjes së tij.
Në kërkesën e Harxhit që ka kaluar më shumë se 18 muaj që është depozituar i kërkohet Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që të konstatojë pavlefshmërisë së procesit të zgjedhjes së kryetarit të PDSH në datën 13 qershor 2021 dhe çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetari i PDSH nga Regjistri i Partive Politike.
“Kërkova çregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike të gjykatës si kryetar i PD duke qenë se është fakt i njohur botërisht që ai ka dhënë dorëheqjen. Kjo u pranua sot nga gjyqtari i çështjes, seanca do vijojë pas disa javësh. Ne vazhdojmë të insistojmë për çregjistrimin e Bashës”, tha Edith Harxhi, anëtare e kryesisë së PD.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha: Burrit nuk i shkon të kapë hekurin dhe fshesën
- Basha dhe Alibeaj peng të Ramës? Flet Fatbardh Kadilli
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng