Cristiano Ronaldo blen 25% të aksioneve të klubit spanjoll
Portugezi Cristiano Ronaldo ka blerë 25% të aksioneve të klubit spanjoll UD Almeria, që militon në ligën e dytë spanjolle. Ky investim vjen ndërkohë që Ronaldo vazhdon të jetë futbollist aktiv dhe tashmë është edhe bashkëpronar tek Al Nassr.
“Ka qenë një ambicie e imja prej kohësh të kontribuoj në futboll, përtej fushës. UD Almeria është një klub spanjoll me themele të forta dhe potencial të qartë për rritje. Pres me padurim të punoj së bashku me ekipin drejtues për të mbështetur fazën tjetër të zhvillimit të klubit”, deklaroi Ronaldo pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ronaldo është më i vjetër se vetë klubi. Portugezi festoi në shkurt 41-vjetorin e tij, ndërsa Almeria është vetëm 36-vjeçare, e themeluar në vitin 1989. I vetmi trofe i klubit mbetet titulli kampion në La Liga 2, në sezonin 2021-22.
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar