Daçiç: Serbët në Kosovë të qëndrojnë të qetë, do bëjmë gjithçka për ruajtjen e paqes

25 Shtator 2023 | 14:48

Shefi i diplomacisë Ivica Daçiç tha sot se Serbia duhet të ketë kujdes nga të gjitha provokimet dhe se, serbët në Kosovë duhet të qëndrojnë të qetë dhe t’i besojnë vendit të tyre, i cili do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen pas përleshjeve të djeshme dhe vdekjes së 4 serbëve dhe një polic kosovar.

Daçiç ka thënë se në këtë situatë bashkësia ndërkombëtare po lejon që të ndodhë një konflikt në Kosovë dhe sipas tij po lë serbët të pushkatohen nga “policia kosovare-shqiptare”.

Ai ka theksuar se gjithçka që po ndodh tani është vazhdimësi e përpjekjeve të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të provokuar gjithë situatën.

Daçiç theksoi mes të tjerash se kur shpërtheu konflikti mes Serbisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, e gjithë bashkësia ndërkombëtare u përfshi në zgjidhjen e këtij konflikti dhe se tani serbët nuk kanë të drejtë as të protestojnë kundër terrorit që po ushtrohet ndaj tyre.

Zyrtari i lartë serb shtoi se Serbia është në favor të vazhdimit të dialogut duke respektuar parimet e dakorduara 10 vjet më parë.

Daçiç po ashtu theksoi se manastiri i Banjskës është monument kulturo-historik, fetar i shekullit të 14-të dhe se pranë tij nuk ka asnjë xhami të asaj periudhe, gjë që vërteton më së miri ekzistencën shekullore të serbëve mbi KIM.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026