David Silva tërhiqet nga futbolli, mesfushori spanjoll i penalizuar nga dëmtimet
Pas 2 dekadash në futbollin profesionist, ylli spanjoll i mesfushës, David Silva ka varur këpucët në gozhdë. I penalizuar shpesh nga dëmtimet, ish-lojtari i Manchester Cityt që ka fituar 4 herë Premier Leaguen, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.
Silva ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme me disa trofe të fituar, mes tyre kampionatin evropian në 2008-2012. Si profesionist e nisi tek skuadra e Valencias në vitin 2004 ku luajti për 6 sezone, ndërsa më pas u transferua në Premier Leaguen angleze, aty ku u cilësua një ndër mesfushorët më të mirë në Ligë.
Në 2020-ën, spanjolli u kthye në shtëpi, ku nënshkroi me Real Sociedad, ndërsa në 3 sezone numëron 74 ndeshje të luajtura. Dëmtimi i rëndë në gju bëri që në moshën 37-vjecare të ndahet përfundimisht nga futbolli i luajtur.
Kjo verë do të sjellë fundin e karrierës dhe për një tjetër futbollist, Diego Godin. Uruguaiani vitin e shkuar u transferua në kampionatin argjentinas, por duket se forma që po kalon nuk është ajo e para disa viteve, duke konfirmuar se pak ditë më pas do të ndahet nga futbolli.
Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi me Atletikon e Madridit, ku fitoi kampionatin, e disa trofe të tjerë, mes tyre dhe superkupën e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona