Megaoperacioni| Softa: Arrestimet të shoqërohen me dënime, akuzat të vërtetohen

27 Korrik 2023 | 16:00

Eksperti i sigurisë Fation Softa ka komentuar operacionin e ditës së sotme të SPAK, ku në pranga ranë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se arrestimet e ditës së sotme duhet të shoqërohen me dënime.

“Krimi dhe kriminaliteti sot është bashkëveprues në institucione apo tek individët që kanë vende dhe poste të rëndësishme, siç është prokurori i Kukësit, dhe ish-drejtuesit i Forcave Operacionale.

Vetëpastrimi i radhëve të policisë, vetëpastrimi i organeve ligjzbatuese është mesazh i mirë dhe pozitiv. Arrestimet e ditës së sotme duhet të shoqërohen me dënime. Pra duhet të vërtetohen me prova që ky shtet nuk pyet më për emrat dhe autoritetin që kanë persona të caktuar”- tha Softa.

Gjithashtu ai theksoi se nuk është e thjeshtë të ngresh akuza kaq të rënda ndërsa shtoi se këto akuza duhet të vërtetohen.

“Nuk është e thjeshtë të ngresh tre akuza kaq të rënda, grup i strukturuar kriminal, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Janë tre akuzat që duhet  të vërtetohen por janë tre akuza shumë të rënda për pushtetarë të një niveli të lartë të organeve ligjzbatuese. Si është e mundur që këta lëvizin në qytete të ndryshme.

Ata shkojnë aty ku krimi ka më shumë nevojë për ta, këta o i emërojnë, o i financojnë dhe ata që i emërojnë janë bashkë me ta.  Në 10 vjet kemi parë ministrin e 6 të Brendshëm të zgjedhur, në krye të këtij digasteri  kaq të rëndësishëm dhe kaq delikat, dhe  pse nga 5 pasardhësit e tij, është bërë e njëjta përpjekje dhe i njëjti përkushtim, përsëri problemet janë dhe madje po thellohen. Kjo tregon dhe njëherë se ky korrupsion dhe ky nivel organizimi, janë bërë të tillë që nuk është e thjeshtë ti shkatërrosh apo ti eliminosh”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024