Debat Kalaja-Rupi: Ndërhyrja e partive ka qenë e kot, asnjë kauzë nuk është zgjidhur
Dy aktivistët Marsel Rupi dhe Aulon Kalaja janë përplasur me njëri-tjetrin në studion e Euroneës Albania.
Shkak i debatit të tyre janë bërë protestat e organizuara në vendin tonë ndër vite.
Rupi është shprehur se protestat e organizuara nga politika kanë dështuar gjithmonë, gjë e cila është kundërshtuar nga Aulon Kalaja.
Pjesë nga debati:
Rupi: Ajo që nuk bie dakord është se cila ka qenë kjo protestë që ka pasur sukses pikërisht nga politika. Nuk e di asnjë rast që protesta të ketë pasur sukses. Sukses do të thotë se ti je një kundërshtar real i asaj që ke përballë dhe i arrin gjëra që ai përballë nuk do donte të arriheshin. Gjithmonë është zgjedhur njëfarë zgjidhje kur protestat janë organizuar nga qytetarët, e jo nga opozita që ka qenë pjesë e parlamentit. Këtu po luhet një rrokadë e cila prej 32 vitesh ka qenë pjesë e jetës sonë.
Kalaja: I japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Një rast kur politika ka ndërhyrë dhe ka pasur fitore të shkëlqyer ka qenë koha kur PS ishte në opozitë dhe depiutetët e PS dërguan në Kushtetuese marrëveshjen e detit me Greqinë dhe e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Kufijt detarë tëGreqisë në Shqipëri ishte çështje shumë e rëndësishme. Dhe te Teatri Kombëtar ishte opozita por nuk kishte çfarë të bënte
Rupi: Ku ishte opozita? Të paktën për Teatrin Kombëtar nuk mund të thuash asgjë. Në momentin që ka ardhur opozita në Teatrin Kombëtar, aty u shpërbë e gjithë kauza e Teatrit.
Kalaja: Kam qenë aty, më është vendosur automatiku nga RENEA.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë