Debat për territorialen në Parlament, të hënën 4 orë diskutime mes PS dhe PD

28 Tetor 2022 | 14:20

Pasditen e së hënës, Parlamenti do të debatojë për 4 orë në një seancë të posaçme për ndarjen administrative të vendit.

Mazhoranca dhe opozita shkojnë në seancë me dy raporte të ndara, ku socialistët kërkojnë që të ruhet ndarja territoriale me 61 bashki e vitit 2014 ndërsa demokratët kërkojnë shtimin e tyre, me 94 bashki.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen e grupit socialist paraditen e së hënës.

“Është e vërtetë që kemi komunikim, por në fund secili prej Grupeve Parlamentare do të shprehet dhe do të kemi një komunikim me ju ditën e hënë pas mbledhjes së grupit parlamentar të partisë socialiste për të dhënë dhe vendimin tonë përfundimtar për këtë cështje”.

Burime bëjnë me dije se gjatë kësaj jave dy kryetarët e grupeve parlamentare më të mëdha janë takuar për të gjetur një dakordësi.

Por Euronews Albania ka mësuar se shumica socialiste nuk do të tërhiqet nga raporti i prezantuar më herët për të mos shtuar asnjë bashki, pavarësisht këmbënguljes së demokratëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026