Debate mes Berishës dhe Alibeajt në mbledhjen e Grupit Parlamentar

31 Mars 2022 | 09:25

Mëngjesin e kësaj të enjteje ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku është i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha.

Në fillim të kësaj mbledhjeje ka pasur replika mes Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës. Alibeaj i ka kujtuar Berishës që është përjashtuar nga Grupi Parlamentar, ndërsa Berisha i është përgjigjur se përjashtimi ka qenë anti-statuor.

Replikat:

Enkelejd Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Sali Berisha:  Z. Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimmarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj autorizoi dje sekretarin e grupit të PD-së, Arbi Agalliun, që të njoftojë deputetët që sot, një orë para seancës plenare, në selinë e Partisë Demokratike të mblidhet Grupi Parlamentar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026