Debate në Kuvend, Alibeaj kërkon rezolutë për krimet serbe në Kosovë

7 Korrik 2022 | 10:29

Ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës seanca e Kuvendi e Shqipërisë ku pritet të votohet rezoluta e mazhorancës për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi futjen në rend dite edhe të mocionit me debat për projekt-rezolutën që PD ka kërkuar për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, që u hodh poshtë nga Kuvendi.

“Që në datën 27 maj kemi paraqitur një projekt rezolutë lidhur me dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Nën frymën e ruajtjes së vlerave kryesore të individit të ndëshkimit me vullnet politik i të gjithë agresorëve besoj se është një detyrim që mos e shtyni dhe zvarrisni atë rezolutë që kemi kërkuar. Sot ne do të shqyrtojmë dhe një projekt rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, e kemi detyrim po rajonin, ashtu siç kemi detyrim për rastin e Srebrenicës e kemi detyrim edhe për vëllezërit tanë të Kosovës. Është e njëjta situatë dhe i njëjti agresor dhe se kuptoj zvarritjen tuaj për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë”, – tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026