Debate të ashpra mes deputetëve deri në mesnatë, mblidhet sërish kryesia e PD-së
Ka nisur sërish mbledhja e deputetëve të PD-së që po drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi përfundimtar se si PD do të shkojë në zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se të gjitha bashkitë do të hidhen në votim nëse do të shkohet me kandidatë për kryetarë dhe për këshilltarë bashkiakë.
Mbrëmjen e djeshme propozimi që ka marrë më pak vota ka qenë për të mos dalë me kandidatë për kryetarë bashkie por vetëm me këshilla bashkiakë.
Propozimi që ka marrë më shumë vota ka qenë për të dalë më kandidatë për kryetarë bashkie në të gjitha bashkitë. Ky propozim ka marrë 15 vota.
Gazetarja e Euronews Albania, Lusi Përgjegji raporton se një nga arsyet që mbrëmjen e djeshme PD nuk ka dalë me një vendim kanë qenë debatet mes deputetëve.
Sakaq, deputeti Gazment Bardhi është shprehur se do të heqë dorë nga të gjitha funksionet e PD nëse vendoset që do të dilet me 61 kandidatë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë