Debate të ashpra mes deputetëve deri në mesnatë, mblidhet sërish kryesia e PD-së

26 Mars 2023 | 20:16

Ka nisur sërish mbledhja e deputetëve të PD-së që po drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Në këtë mbledhje pritet të merret vendimi përfundimtar se si PD do të shkojë në zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se të gjitha bashkitë do të hidhen në votim nëse do të shkohet me kandidatë për kryetarë dhe për këshilltarë bashkiakë.

Mbrëmjen e djeshme propozimi që ka marrë më pak vota ka qenë për të mos dalë me kandidatë për kryetarë bashkie por vetëm me këshilla bashkiakë.

Propozimi që ka marrë më shumë vota ka qenë për të dalë më kandidatë për kryetarë bashkie në të gjitha bashkitë. Ky propozim ka marrë 15 vota.

Gazetarja e Euronews Albania, Lusi Përgjegji raporton se një nga arsyet që mbrëmjen e djeshme PD nuk ka dalë me një vendim kanë qenë debatet mes deputetëve.

Sakaq, deputeti Gazment Bardhi është shprehur se do të heqë dorë nga  të gjitha funksionet e PD nëse vendoset që do të dilet me 61 kandidatë për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026