Debate te Këshilli i Mandateve, PD kundër ndryshimeve në Rregullore: Të zbardhet vendimi i GjK

15 Prill 2026 | 18:59

Është shoqëruar me debate dhe përplasje mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores ku në rendin e ditës ishte vendosur diskutimi i propozimit të Partisë Socialiste për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.

Opozita kundërshtoi draftin e Partisë Socialiste për disa ndryshime në Rregullore, ku ndër të tjera parashikohet që të ulet koha e fjalës së deputetëve në foltoren e Parlamentit.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi argumentoi se duhet të pritet zbardhja e vendit të Gjykatës Kushtetuese, pasi projektvendimi i hedhur për shqyrtim, ka dispozita që më herët janë shfuqizuar nga Kushtetuesja.

Ndërkohë, për socialistët kërkohet që ligjet të cilat synojnë përafrimin me normat e BE-së, e që në mënyrë eksplicite janë të ndaluara të kalonin me procedurë të përshpejtuar, tani e tutje të miratohen pa diskutime të gjata.

Pasi Balla lexoi propozimin e PS, mbledhja u vendos që të shtyhet deri në zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Berisha shkruan se përgjatë këtyr...
14:15 | 04/07/2026

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite

Presidenti Bajram Begaj këtë të shtunë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale dhe ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e...
08:43 | 04/07/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së, reagon Rama: Një festë e veçantë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Rama ka ndarë një...
08:30 | 04/07/2026